Një femër ka raportuar në polici se tre të dyshuar të panjohur njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 (pesë qind) € dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet.
Rasti ka ndodhur në një market në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:40.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.