Bajrami: Propaganda nuk kalon, nga 2017-ta Kosova u ngrit për vetëm një pozitë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” për vitin 2022.

Interpretimet që i kanë bërë zyrtarët qeveritarë këtij raporti, nga Bajrami janë cilësuar si propagandë.

Ajo tha se Kosova nuk ka arritur ndonjë ngritje të indeksit në korrupsion pasi në vitin 2017 ishte në vendin e 85-të, ndërkaq në vitin 2022 në vendin e 84-të.

Postimi i plotë:

Propaganada nuk kalon!

Që nga viti 2017 Kosova në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” është ngritë për vetëm një pozitë më lart, d.m.th. nga pozita 85 (2017) në 84 (2022) dhe ka shënuar vetëm 2 pikë me shumë nga 39 (2017) në 41 (2022) nga 100 të mundshme.

• Kosova në vitin 2017 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” ka qënë e renditur në pozitën e 85 nga 180 vende dhe ka shënuar 39 pikë nga 100 të mundshme.

• Kosova në vitin 2022 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” renditet në pozitën e 84 nga 180 vende dhe ka shënuar 41 pikë nga 100 të mundshme.

Të ngjashme