Hykmete Bajrami: Raporti i Auditimi në Komision është shqyrtuar pa praninë e ministres Nagavci

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 11:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së njëherësh kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka paraqitur para deputetëve raportimin e auditimit për vitin 2020, për ministrinë e Arsimit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë raport, përmenden stërzgjatja e punimeve në disa shkolla dhe mos porositja e librave me kohë.  

Tutje ajo tha se ky raport është shqyrtuar pa praninë e ministres, Arbërie Nagavci.

“Komisioni për Mbikëqyrje të Financave ka shqyrtuar raportimin e auditimit për vitin 2020. Auditori ka dorëzuar në kuvend raportin për pasqyrat vjetore për vitin 2020. Pasqyrat financiare e ministrisë së arsimit prezantojnë pamje të drejtë për sektorin publik. Në raportin e auditorit është stërzgjatja e punimeve në disa shkolla. Porosia e librave të bëhet me kohë”, tha Bajrami.

Ajo ka thënë se shumë raporte po shqyrtohen pa praninë e ministrave.

Por me këto konstatime nuk u pajtua ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo tha

“Unë jam ftuar dy herë në komision për financa një herë kam marrë pjesë dhe nuk ka ndodhur ku ne jemi ftuar të mos marrim pjesë. Edhe ky raport është shqyrtuar në komision. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për auditimin për vitin 2020 adreson 22 rekomandime që kanë të bëjnë me infrastrukturën. Në pjesën më të madhe është punuar nga shtëpia. Adresimin e rekomandimeve kemi hartuar planin e veprimit dhe kemi pasur konsultime të brendshme ta hartojmë këtë plan të auditimit. Ministria ka edhe 6 universitete publike që operojnë si programe të MASHT-it. Për herë të parë kemi bërë auditimin e gjithë këtyre universiteteve publike”, tha Nagavci.

Këto rekomandime u mbështeten nga gjitha grupet parlamentare.

Të ngjashme