Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka vlerësuar rritjen e pagës minimale në Kosovë në 425 euro si një hap të rëndësishëm për të drejtat e punëtorëve. Ai thekson se çdo rritje e pagës për BSPK-në është e mirëseardhur, duke e konsideruar këtë vendim si një hap pozitiv.Çdo rritje e pagës për BSPK-në është e mirëseardhur. BSPK-ja e mirëpret pagën minimale në Kosovë prej 425 eurosh, duke e vlerësuar si një hap të vogël, por të rëndësishëm për të drejtat e punëtorëve’’, tha Hykolli për FrontOnline.