Të hënën qarkullimi i automjeteve në Tiranë do të jetë i kufizuar.
Duke nisur nga mesnata e sotme deri në orën 8 të mëngjesit të gjitha automjetet mund të qarkullojnë lirshëm. Pas kësaj ore qeveria ka marrë vendimin që të ndërpresë qarkullimin.
Nga një vëzhgim i Ora News rezulton se qarkullimi i automjeteve është ulur ndjeshëm.
Më pas qarkullimi do të rihapet përsëri në orën 16:00 deri në orën 17:00. Kjo bëhet në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë”, tha Rama dy ditë më parë.
Kryeministri ka deklaruar se kush shek rregullat e këtij regjimi do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit për 3 vjet.Telegrafi.