Policia Kufitare në Vërmicë raportoi se ka arrestuar një të dyshuar mashkull shtetas i Kosovës për shkak të kalimit ilegal të kufirit.
Ai në këmbë kishte hyrë Kosovë duke ju shmangur kontrollit policor.
I njëjti me rekomandim të ekipit mjekësorë është dërguar në Qendrën Studentore në Prishtine e cila shërben si karantinë ku do të qëndrojë 14 ditët e ardhshme.