Hysaj: Goli me Kombëtaren e shijoj gjithmonë, shpresoj të vazhdojmë kështu

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj bëri një ndeshje mjaft të mirë me shiritin e kapitenit në krah, teksa shënoi edhe emrin në listën e golashënuesve ndaj San Marinos dhe në intervistën për SuperSport u shfaq mjaft i kënaqur për golin dhe fitoren

Sa i kënaqur jeni që skuadra ia doli të fitojë dhe për më tepër me goleadë?

E rëndësishme ishte të fitonim meqë bëmë shumë golat ishte mjaft mirë do të na karikojë për ndeshjen e radhës.

Sot duhet të jeni dyfish i gëzuar, pasi shënuat emrin në listën e golashënuesve?

Siç kam thënë gjithmonë është kënaqësi dhe ëndërr kur shënon gol me Kombëtaren. Është kënaqësi dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Si ndiheni pasi latë fushën i dëmtuar?

Asgjë e rëndë, asnjë goditje. Shpresoj të jem gati për të dielën në ndeshjen e Lazios.

Kur do të shohim një gol deciziv me Kombëtaren?

Shpresoj që të vijnë, por goli është gol dhe është kënaqësi si në 5-0 si në 4-0. Normalisht është mirë kur shënon gola vendimtarë, por kur të vijnë.

Të ngjashme