Kapiteni Valon Behrami ka luajtur deri në minutën e 68-të te Udinese që u mposht në shtëpi nga Napoli me rezultatin 3:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit italian, Serie A.
Te Napoli gjatë tërë këtij takimi, në krahun e majtë të mbrojtjes, u paraqit Elseid Hysaj.
Me këtë humbje Udinese ka rënë në pozitën e 16-të me tetë pikë, kurse Napoli zë vendin e dytë me 21 pikë, katër më pak se lideri Juventusi.