Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj vazhdon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Ditën e hënë në ndeshjen mes Napolit dhe Sassuolos, Hysaj ka pësuar një lëndim që po e pengon të stërvitet 100%.
Kësisoj mbrojtësi shqiptar rrezikon të mbetet jashtë ekipit të parë të Napolit në ndeshjen derbi ndaj Interit.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se deri në momentin e fundit të ndeshjes aktivizimi i Hysajt është në dyshim.
Gjithsesi vendimin final do ta marrë trajneri Sarri nëse do të rrezikojë ta aktivizoj shkodranin apo jo.