Elseid Hysaj mund të transferohet te një gjigant evropian gjatë afatit kalimtar të verës.
Menaxheri i tij, Mario Giuffredi ka konfirmuar se reprezentuesi shqiptar kërkohet nga skuadra të mëdha evropiane.
Në mesin e tyre besohet se janë Bayern Munich, Arsenal, por edhe klube tjera të njohura.
“Ka disa vëzhgues, që e shikojnë dhe e ndjekin Hysajn. Janë ekipe gjermane dhe angleze, por ne nuk duam të ikim nga Napoli. Elseid ka vitin e dytë me ngjyrat blu dhe mund të bëjë edhe më mirë sezonin e ardhshëm. Pastaj, ai dëshiron të luftojë për të fituar kampionatin”, ka deklaruar Giuffredi për Football Italia, përcjell “lajmi.net”.
“Hysaj, megjithatë, ka një klauzolë largimi në kontratë. Në qoftë se do të vijë një klub i interesuar, i gatshëm të paguajë klauzolën, por ne për çdo hap do të njoftojmë dhe Napolin”, ka shtuar Giuffredi.