Hysaj: U kthye Shqipëria e fortë, si më parë

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 09:55 | Nga

Kombëtarja ka bërë një hakmarrje të plotë ndaj Izraelit. Me të njëjtin rezultat që humbëm në “Elbasan Arena”, De Biazi dhe të tijtë kanë fituar në fushën kundërshtare, në kthim. Dy gola të Sadikut dhe një i Memushajt kanë vulosur gjithçka në Haifa, duke ndalur më së fundi serinë e disfatave radhazi.

Tashmë jemi future plotësisht në luftë për vendin e tretë, çka duket se është edhe objektivi real i yni në një grup me Italinë dhe Spanjën. Elseid Hysaj, duke folur pas ndeshjes, ka nënvizuar:

“Jam i kënaqur që mund t’u shërbej shokëve edhe për të shënuar gola. Shpresoj të ecim sa më përpara, merita ishte e të gjithë çunave pa përjashtim. Kemi vrapuar shumë dhe jemi kthyer në atë skuadrën e fortë, që kemi qenë më përpara. Optimizmi ishte vetëm te grupi ynë, besimi mes stafit dhe lojtarëve. Gjithë ana e jashtme s’ka besuar te kjo fitore, por ja që ndodhi dhe ua dedikojmë të gjithëve. Në ndeshjen ndaj Izraelit ndryshoi përqendrimi i lojtarëve si dhe besimi për të ndihmuar njëri-tjetrin, vrapuam më shumë dhe bëmë ato gjëra që na kishte këshilluar trajneri”, ka thënë ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme