Hysenagollit i vie keq për Bashkimin

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Qendra Endrit Hysenagolli ishte më i merituari që Teuta e Durrësit fitoi derbin shqiptar të xhiros së dytë të Ligës Ballkanike (BIBL) kundër Bashkimit të Prizrenit.

Ndeshja e zhvilluar në Durrës të martën mbrëma është mbyllur me fitoren bindëse të Teutës me rezultatin 88:64. Hysenagolli ishte më i dalluari te Bashkimi me “double-double” prej 22 pikëve e 13 kërcimesh. Për Teutën kjo ishte fitorja e dytë rresht në edicionin debutues në BIBL kurse Bashkimi përjetoi humbjen e dytë.

Bashkimi këtë edicion nuk është as hija e ekipit që ishte edicionin e shkuar ku arriti të fitoj titullin e kampionit të Kosovës dhe luajti në finale të Kupës së Kosovës dhe BIBL-it.

Ekipi nga Prizreni këtë edicion ka treguar një formë të dobët edhe në kampionat, duke regjistruar dy fitore pas pesë xhirove të zhvilluara. Hysenagollit i vie shumë keq për gjendjen e Bashkimit, pasi te ky ekip ka luajtur për dy vite (2014-2016).

“Me vjen shumë keq për Bashkimin që ka rënë në këtë gjendje, pasi është ekipi im i zemrës në Kosovë. Shpresoj të këndellet sa më shpejt”, ka thënë Hysenagollit sot për “Kohën Ditore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme