Hyseni alarmon liderët: Mos e shfuqizoni Gjykatën, vetëm ia rëndoni punën të akuzuarve

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 18:20 | Nga

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, i ka paralajmëruar liderët e vendit se duke e shfuqizuar Specialen vetëm do ju rëndohet puna të akuzuarve. Ai thekson se një vendim i tillë do të jetë me pasoja shkatërrimtare për çdo gjë që me aq mund që është ndërtuar në Kosovën e pasluftës.
Postimi i tij i plotë

Kujdes!!!

Po bëni lojë të rrezikshme!
Iniciativa e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, dhe përkrahja që kjo nismë po merr nga krerët shtetërorë, është është aventurizëm politik i paprapnueshëm, me pasoja shkatërrimtare për çdo gjë që me aq mund ështe ndërtuar në Kosovën e pasluftës.
Dua ta them në krye të radhës se kjo gjykatë është themeluar, jo me vullnetin apo dëshirën e institucioneve të Kosovës, apo cilësdoqoftë forcë politike, por është themeluar me kërkesën e qartë të bashkësisë ndërkombëtare, në rend të parë të SHBA-së dhe BE-së. Pra, kjo ka ardhur si pasojë e dështimit tonë si shtet në fushën e drejtësisë, dështimit të drejtësisë në Kosovë për t’u përballur me cfardo pretendimi dhe akuze, nga ciladoqftë palë, për krime të kryera në Kosovë dhe si pasojë e pazotësisë tonë për të garantuar siguri për dëshmitarët.
Pra, njësoj si themelimi, edhe shfuqizimi i kësaj Gjykate shkon larg përtej vullnetit, dëshirës dhe fuqisë politike e diplomatike të Kosovës. Kjo nismë pra është arbitrare, politikisht tërsisht e papërgjegjshme dhe shkatërrimtare, dhe funksionalisht tepër e dëmshme madje edhe për të gjithë ata të pandehurë eventual, të cilëve vetëm sa do t’iu rëndohet situata.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, që tashmë po i themi Gjykatë Speciale është kategori kushtetuese, me votën e 2/3 të deputetëve të Kosovës nga legjislatura e kaluar. Edhepse shkon përtej preferencave tona, kjo gjykatë nuk është gjykatë ndërkombëtarë por është një institucion kushtetues i Kosovës i cili njeh dhe respekton rendin kushtetues dhe juridik të Kosovës.
Kjo është arsyeja kryesore pse partnertët tonë strategjik këtë gjykatë e shohin si detyrim ndërkombëtar që Kosovës i ofron mundësinë të dëshmohet botërisht si shtet ku ligji dhe drejtësia respektohen.
Shfuqizimi i kësaj Gjykate pra do të rikthente në lojë gjithë ate gamë të skenarëve dhe alternativave të rrezikshme dhe të vjetra për Kosovën.
Nuk guxojmë të harrojmë ku ishim….
Rezoluta 1244 është ende në fuqi ndonëse, e heshtur në pothuaj cdo cdo dimension funksional në Kosovë. Por, por nismat si kjo për shfuqizimin e gjykates mund ta fuqizojne shume këtë resolutë dhe rrjedhimisht do të fuqizojnë ato vende anëtare te KS të OKB-së që egërsisht kundershtojnë pavarësinë e Ksovës.
Pra nëse Kosova nuk do ta themelonte këtë gjykatë, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe aprovimit të ligjit, këte do ta bënte Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi bazën e Rezolutës 1244.
Të gjithë ata që sot me egërsinë më të madhe po i fusin mina partenritetit me Amerikën dhe vendet tjera të Kuintit e dinë, dhe u ështe thënë troq, se nëse Kosova nuk e merr përgjegjësinë për themelimin e kësaj Gjykate dhe zbardhjen e të gjitha dyshimeve për krime, atëherë SHBA nuk do të pengojnë themelimin e saj nga Këshilli i Sigurimit.
A mund te ndodhë kjo tani, nese vet Ksova shfuqizon ligjin per gjykatën. Pergjigja është po! PO E MADHE… dhe themelimi i kësaj gjykate me vendim të KS të OKB-së do të fuqizonte rolin e Rusisë dhe Kinës dhe rrjedhimisht cdo fushtë e këtyre vendeve si dhe vet Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës do të ishte shumë më efikase.
Pra shfuqizimi do te sillte ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rifuqizimin e Rezolutës 1244 dhe rritjen e rolit të Rusisë në vendin tonë. Në të njejtën kohë, e që ështe akoma më e dhimbshme, do te sillte një izolimin të Kosovës dhe braktisje nga gjithë ato vende mike qe Kosovën e bënë shtet.
Pra, iniciativa dhe përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës është lojë e rrezikshme, me pasoja rrënuese për Kosovën sot dhe nesër.
Gjykata nuk do mund të zhbëhet…
KS I OKB-së me këkresën e Rusisë do ta bëj këtë… dhe aleatët tonë startegjik, anëtarë të Këshillit të Sigurimit nuk do ta kundërshtojnë. Tragjike….
Njerzit e Kosovës do te sillen në bankën e të akuzuarëve me kërkesën dhe vendimin e Rusisë…. Most të lejojmë të ndodh kjo….
Çuditërisht dhe paradoksalisht, nëse ne dështojmë per të dëshmuar se duam shtet të së drejtës, kjo do të na imponohet nga Keshilli I Sigurimit I OKB-së, dhe po e them nga frika e madhe,mos të befasohemi që kjo nismë në KS mund te vie.. pardoksalisht, nga vet SHBA-ja, gjithnjë me qëllim që mos t’iu lihet primati diplomatik Rusisë dhe Kinës.
E tmerrëshme, por e mundshme!!!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme