Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se vonesa e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, po pengohet nga aplikim i Palestinës.
“Shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL e ka komplikuar aplikimi i Palestinës”, ka thënë Hyseni në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL.
Hyseni ka theksuar se Kushtetua e INTERPOLI e obligon organizatën që të procedojë kërkesat e shteteve anëtare.
Më tej ministri ka theksuar se shumë herë kanë kërkuar nga shtetet anëtare të INTERPOL-it që janë aleat të Kosovës, që flet-arrestet e lëshuar nga Serbia mos të ekzekutohen.
Hyseni: Ndalimi i Haradinajt, tërësisht i papranueshëm
Ministri Skënder Hyseni ka folur edhe për flet-arrestet e lëshuara nga Serbia përmes Interpolit, duke përmendur rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt.
Ai tha se është tërësisht i papranueshëm ndalimi i Haradinajt.
“Është tërësisht e papranueshme që luftëtarët e lirisë ndalohen në bazë të urdhër arresteve të lëshuara përmes Interpolit. Në rastin Haradinaj ai e ka dëshmuar pafajësinë e vet në shumë gjykata të drejtësisë”, ka thënë Hyseni.