Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, mbajti një tubim me banorët e Ballocit, ku theksoi përkushtimin e vendosur të komunitetit për ringritjen e LDK-së.
Ai e vlerësoi Ballocin si një vend me histori të lavdishme, duke përmendur heroit Agron Rrahmani dhe shkrimtarin Nazmi Rrahmani, shkruan Ekonomia Online.
Ai përmendi mbështetje të fuqishme për LDK-në dhe nevojën për një program të ri për avancimin e Kosovës.
“Balloci rreshtimin e përkushtimin e kanë të qartë, secili veç e veç, e të gjithë bashkërisht janë bërë një për ringritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë porosi e kemi të qartë, më të qartë se kurrë nga Balloci i heroit Agron Rrahmani, nga Balloci i shkrimtarit të jashtëzakonshëm, me veprat e të cilit u rritëm e u edukuam, Nazmi Rrahmani. Prandaj, Balloci ka vendosur t’i jap udhë ndryshimit, e t’i thotë mjaftë mashtrimit e zhgënjimit. Kushtrimi i fitores së madhe të LDK-së në Llap po ndihet gjithandej, me një mbështetje të qartë, mbi një program për të cilin kemi nevojë secili nga ne, për të cilin ka nevojë Republika jonë”, ka deklaruar Hyseni.