Inspektorati policor i Kosovës ka arritur në përfundim se deklarata e eprorit policor, Nexhmi Krasniqi nuk është bërë asnjëherë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se një deklaratë e tillë ka qenë vetëm spekulim.
“Nuk është bërë një deklaratë e tillë asnjëherë”, theksoi Hyseni.
“Ku mund ta di unë se kush ka spekuluar. Po ju flas për një raport të fundit që e kam marrë sot në mëngjes. Ju siguroj edhe juve, edhe opinionin e mbi të gjitha familjen Dehari që inspektorati i Policisë së Kosovë do të merret me çdo deklarim të secili pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, shtoi tutje ai.
Ai ka thënë se nuk e dinë sa do të merr kjo një hetim i tillë.
Lidhur me kërkesën e familjes Dehari për ndërprerjen e hetimeve, ministri Hyseni ka thënë se duhet t’i drejtohen prokurorisë dhe jo ministrisë.