Hyseni: Komuniteti fetar e shoqëria civile ta parandalojnë ekstremizmin dhunshëm

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 11:05 | Nga

Skender Hyseni, Ministri i Brendshëm, ka deklaruar se komuniteti fetar dhe shoqëria civile, duhet të punojnë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas tij, Policia e Kosovës, ndonëse një institucion shumë korrekt, nuk mund ta bëjë e vetme këtë luftë.

“E kam rikonfirmuar një mendim që e kisha të konsoliduar, se është shoqëria civile dhe komunitetet fetare, ata që duhet të bëjnë shumë më shumë punë se Policia e Kosovës, që është një punë e shkëlqyeshme. Fenomeni i radikalizmit në shoqërinë tonë, fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm që zakonisht përfundon në akte terroriste, s’mund të luftohet vetëm me masa represive apo nga institucionet e zbatimit të ligjit, mirëpo duhet gjetur edhe mënyra të tjera”, ka deklaruar ministri Hyseni në konferencën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.

Ai ka thënë se gjatë viti të kaluar ka vizituar të gjitha komunat e Kosovës dhe ka mësuar shumë nga ato vizita rreth këtij fenomeni.

“Gjatë verës së vitit 2015-të, kam vizituar secilën komunë të Kosovës dhe kam bashkëbiseduar me Këshillat Komunal për Siguri në secilin qytet dhe në vend që unë të përçoj mesazhe tek ata, kam mësuar shumë”, ka deklaruar Hyseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme