Hyseni: Loja me fotografi, tensionim i panevojshëm

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Skënder Hyseni nga LDK-ja, i ka dalë kundër bashkëpartiekes së tij, kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Kjo lidhur me veprimin e saj për largimin e fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi dhe zëvendësimit të saj me atë të Presidentit historik Ibrahim Rugova, në ballë të zyres.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hyseni tha se veprimet e tilla nuk përkojnë me vlerat që posedonte Rugova, e as LDK-ja.

“Këto vlera assesi nuk ruhen dhe as nuk respektohen me akte të ndërrimit të fotografive në Zyren e Kryetares së Kuvendit, me tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të paarsyeshëm në politikën kosovare pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re të Kosovës, i cili tani rrezikon që të pamundësojë krijimin e konsensusit në mes nesh në mbështetje të Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Image result for vjosa osmani largon fotografine e thacit

Hyseni gjithashtu drejtoi kritika për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Poaq i papjekur, i pamenduar dhe i nxituar, e besa edhe inatçor ishte sot hapi, gjithnjë sipas shtypit, i bojkotimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nga ana e PDK-së, si reagim ndaj një veprimi, mendoj unë, tërsisht të panevojshëm të lojës me fotografi”.

“Dua të besoj se figura e Presidentit Rugova e edhe ajo e Adem Jasharit, nuk po përdoren për përfitime personale politike, e edhe me keq është nëse këto figura emblematike përdoren ‘si armë’ kundër opozitës politike. Nese kjo lojë dhe improvizim bëhet për këto qellime, duhet thënë troq se është e papranueshme. Dhe duhet thënë MJAFT! Presidenti Rugova do ta refuzonte me gjithë fuqitë e tij një lojë dhe keqpërdorim të tillë!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme