Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka mbajtur sot një tubim në fshatin Bajqinë të Komunës së Podujevës, shkruan Ekonomia Online.
Ai theksoi se LDK po prezanton programin, “Rruga e Re”, i cili synon projekte të matshme dhe të prekshme, larg akuzave dhe ndasive.
Hyseni shtoi se lidhja e fortë me popullin dhe përkushtimi për zhvillimin e Llapit janë baza e programit të tij, duke u shprehur i bindur se kjo është rruga drejt ndryshimit dhe zhvillimit të Kosovës.
“Njerëz të matur, punëtorë e të përkushtuar, të dëshmuar gjithnjë për kontributin e tyre për Llapin tonë, ata na folën për pritjet, ne shpalosëm programin tonë Rruga e Re.
Programin e qartë me projekte konkrete, që janë të matshme e të prekshme, e jo akuza për tjerët e as ndasi.
Kjo është Lidhja jonë, këta jemi ne!
E, kjo lidhje me Lidhjen tonë sonte u dëshmua se është më e fuqishme se kurrë, sonte u bë e qartë se rruga drejt ndryshimit, drejt normalitetit e zhvillimit është e përbashkët, LDK 124”