Hyseni: Policia bëri punë të madhe, vitin tjetër anëtarësohemi në INTERPOOL

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 16:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë konferencës së fundvitit ka shpalosur punën një vjeçare të kësaj ministrie. Ai vitin 2016 e ka cilësuar si të suksesshëm, por ka thënë se mbeten shumë punë për t’u bërë.

Hyseni theksoi se edhe Policia e Kosovës ka qenë shumë e suksesshme, e cila gjatë këtij viti realizoi rreth 900 operacione të ndryshe duke arrestuar 1 mijë persona për vepra të ndryshme kriminale.

“Policia e Kosovës gjatë vitit që lamë pas ka zhvilluar mbi 900 operacione të ndryshme, disa prej tyre shumë komplekse por të suksesshme”.

“Gjithashtu ka goditur mbi 83 grupe kriminale duke arrestuar shumë persona. Sa i përket sigurisë në bashkësi, MPB fokus të veçantë ka vënë mbi fushatat vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore”, ka deklaruar Hyseni.

Hyseni ka thënë se arsyeja pse Kosova këtë vit nuk është anëtarësuar në INTERPOL është anëtarësimi i Palestinës i cili ka bërë që aplikimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të shtyhet.

“Anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e ka vështirësuar anëtarësimi i Palestinës dhe kjo ka bërë që aplikimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të shtyhet. Ne presim që vitin e ardhshëm në Pekin aplikacioni ynë të vihet në votim dhe Kosova të bëhet pjesë e INTERPOL“, ka thënë Hyseni.

Kurse sa i përket vendimit të Gjykatës së apelit për rikthimin e lëndës së Pasaportave ministri Hyseni ka thënë se ende nuk kanë marrë vendimin zyrtarë të gjykatës, Por ai pohoi se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për dëmin që ka pasur Kosova nga vendimi i gjykatës së arbitrazhit.

“Që nga vendimi i gjykatës së arbitrazhit, ministria e Punëve të Brendshme, departamenti ligjor i MPB-së është angazhuar sistematikisht që të gjejë të gjitha rrugët ligjore dhe ato vakuumet ligjore që të mbrojë vetveten nga ndëshkim që ne e konsiderojmë të padrejtë. Iu rikujtoj që me vendimin e departamentit ekonomik gjykata vendore është shpallur si jo kompetente për të vendosur rreth anulimit tani me vendimit të Gjykatës së Apelit i kthehet departamentit ekonomik e që duhet të veprojë sipas vendimeve të gjykatës së Apelit. Ne nuk kemi marrë ende vendimin zyrtarë me shkrim dhe nuk mund të komentoj. Por ajo që do të nënvizoj është se do të ndjekim çdo rrugë ligjore për të minimizuar impaktin përkatësish dëmin që ka pësuar Kosova nga gjykata e arbitrazhit”, ka thënë Hyseni.

Sa i përket shkuarjes së kosovarëve në luftërat e huaja, përkatësisht në Siri dhe Irak, ai tha se gjatë 2016-ës nuk ka pasur asnjë rast të regjistruar.

 

Të ngjashme