Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, sot do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjakovës.
Sipas njoftimit për media nga Ministria e Punëve të Brendshme, në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në komunën e Gjakovës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Rahovecit dhe Malishevës.
Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Gjakovë.