Hyseni takon ministrin e Jashtëm të Maltës, Ian Borg

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka takuar sot ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

I pari i Gjilanit, theksoi se kanë biseduar për punën dhe përkushtimin e tyre në temat e veprimit të OSBE-së në Kosovë.

“Kënaqësi të takoi ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.Ky takim u realizua për vlerësimin e punës së mirë që kemi realizuar në regjionin e lindje”, tha Hyseni.

Më tej Hyseni shtoi se si kryetar i komunave të regjionit të Lindjes në kuadër të AZHR-së, u zotua që regjioni do të vazhdojë punën e njëjtë me përkushtim të lartë.

Të ngjashme