Skender Hyseni, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se zotimi i LDK-së qysh para zgjedhjeve se nuk do të ketë koalicion tjetër përveç se me Vetëvendosjen po keqpërdoret nga kjo e fundit, përcjell portali rtv21.tv.
“Kam frikë se Vetëvendosja po abuzon me gatishmërinë me sinqeritetin dhe me transparencën që shquan LDK-në. E ka marrë VV-ja si duket tërësisht të gatshme që LDK-ja vetvetes ia ka mbyll çdo alternativë dhe nuk ka ku shkon duhet të hyjë në koalicion, por nuk qëndron ashtu”, tha Hyseni, në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.
Sipas tij, LDK-ja e ka një opsion të dytë që është mbetja në opozitë.
E se cili opsion do të ndodhë, kjo varet prej Vetëvendosjes, u shpreh Hyseni.
Edhe sot janë takuar Vetëvendosje dhe LDK, por që ende nuk kanë arritur që të merren vesh për bashkëqeverisje, dallimet e tyre qëndrojnë tek ndarja e postit kryesisht për atë të presidentit për të cilin këmbul LDK-ja.