Ekonomia Online
FUNDIT

Hysni Gucati po qëndron në Kosovë për vizitë te familja

Hysni Gucati po qëndron në Kosovë për vizitë te familja

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë te familja e ngushtë. Specialja ka bërë të ditur për teve1.info se e kanë lejuar këtë vizitë për shkak të arsyeve bindëse humanitare. “Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm […]

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë te familja e ngushtë.

Specialja ka bërë të ditur për teve1.info se e kanë lejuar këtë vizitë për shkak të arsyeve bindëse humanitare.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Regjistrin që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdesin e Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Michael Doyle.

Ndryshe në shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur që të ulë dënimin e ish luftërarëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt me 3 muaj. Ata do të qëndrojnë në burg 4 vite dhe 3 muaj dhe jo 4 vite e 6 muaj siç ishin dënuar më parë.

Atyre do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Të ngjashme