Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpretur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Hysri Selimit i akuzuar për veprën penale të spiunazhit.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve që cenojnë rendin kushtetues dhe interesat e Republikës së Kosovës, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta profesionale”, thuhet në postim.