Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se një grua në Hajvali është arrestuar.
Siç thuhet ajo dyshohet se i kishte braktisur fëmijët e vet e më pas ka kërkuar që t’i dërgojë tek ish-bashkëshorti.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës.
”Hajvali 20.03.2023-15:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje,” thuhet në raport.