Shqiptarja Dua Lipa ka shënuar suksese të mëdha në karrierë këtë vit.
Dua javën që ka shkuar ka dhënë një intervistë për revistën “Vogue”, në të cilën ka folur për shumë gjëra, të arriturat e saj përgjatë viteve, njofton Klan Kosova.
Por përveç këngëtares këtë sukses po e gëzon edhe i dashuri i saj, Isaac Carew, i cili po thotë se është krenar për të dashurën.
Ai në Instastory ka publikuar një fotografi të revistës Vogue ku në ballinë është Dua “Kjo është e dashura ime, kështu që unë do marrë të gjithë raftin… Pothuajse”, ka shkruar Carew.
Kujtojmë se Lipa po ashtu është shpallur artistja më e mirë e vitit me më së shumti kërkime në Spotify.