Këngëtarja e njohur shqiptar, Dua Lipa, tash e sa vite shijon romancën e saj me modelin e njohur britanik, Isaac Carew.
Ky i fundit është bërë një emër mjaft i njohur edhe për mediat shqiptare, të cilat jo rrallë herë shkruajnë për të.
Dua së fundmi shënoi një nga sukseset e saj më të mëdha, duke pozuar për revistën më të madhe britanike “Vogue”, për numrin e janarit.
Lipa në këtë intervistë ka folur rreth sukseseve të saj, ndërsa e ka cilësuar si një ëndërr të realizuar faktin që pozoi për këtë revistës.
Ndërkohë, Isaac Carew i cili është gjithashtu mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi disa imazhe në InstaStory, ku ka treguar po blente një nga revistat e “Vogue” në një kiosk në Londër.
Duke u bërë edhe më romantik, Carew shkruan në mbishkrimin e fotografisë se do të blinte gjithë raftin e revistave, ku shfaqet kopertina e të dashurës së tij.
“Kjo është e dashuria ime, do të blejë të gjithë raftin… pothuajse”, ka shkruar i dashuri i këngëtares shqiptare.
I njëjti bashkë me Duan vizituan Kosovën këtë vit, kur Dua mbajti edhe një koncert në kuadër të festivalit “Sunny Hill” më 10 gusht.