I dehuri gjuan me armë zjarri dhe tenton ta takojë kryetarin e Istogut

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Istog, pasi në gjendje të dehur kishte shtënë me armë zjarri dhe kishte shkuar tek Kuvendi Komunal-Istog, me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit, raporton Policia e Kosovës.

“Një person i dyshuar në gjendje të dehur kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti, e më pas ka shkuar që të takohet me Kryetarin e Komunës së Istogut, mirëpo i njëjti është ndaluar nga personi përgjegjës”.

Nga i dyshuari është konfiskuar revolja e llojit “Si Sauer”, me një karikator, 9 fishekë të kalibrit 9 mm, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme