I dënuari për korrupsion udhëheq etikën e Spitalit

Prishtinë | 23 Qer 2016 | 13:19 | Nga

Ish-kryeinspektori i Shëndetësisë, Zef Komani, ishte dënuar me burg në vitin 2012 për korrupsion. Por, ai tash udhëheq Komisionin Etik Profesional të Spitalit të Gjakovës, që edhe vetë e pranon se duhet të udhëhiqet nga persona me kredibilitet personal

Ndonëse ishte dënuar për korrupsion me një (1) vit e tetë (8) muaj burg, ish-kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, Zef Komani, është emëruar drejtues i Komisionit Etik në Spitalin e Gjakovës.

Bëhet fjalë për Komisionin Etik Profesional të këtij spitali, që edhe vetë Komani e thotë se duhet të udhëhiqet nga njerëz me kredibilitet personal.

Ky Komision ka për mandat sigurimin e udhëheqjes etike-morale të profesionistëve shëndetësorë gjatë ushtrimit të pavarur të profesionit shëndetësor dhe propozon masa ndëshkuese në rastet e kequshtrimit të profesionit..

Të ngjashme