I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, për një vizitë në rajonin e Evropës Juglindore, Ron Johnson ka folur për zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë.
Siç shkruan Zëri i Amerikës, ai ka theksuar se Rusia do ta mbështeste një ide të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë vetëm për ta destabilizuar rajonin. njofton Klan Kosova.
Zëri i Amerikës: Ka vëzhgues që mendojnë së një ndryshim kufijsh në Ballkan do të do të mund të shfrytëzohet si njëfarë miratimi i pretendimeve territoriale të Moskës ndaj vendeve që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Si mendoni ju?
Ron Johnson: Mendoj që shqetësimi është i ligjshëm që nëse filloni të ndryshoni kufijtë në një pjesë të Ballkanit ka edhe shumë pretendime të tilla të njerëzve që duan të ndryshojnë kufijtë po ashtu. Në botën e sotme ka shumë shoqëri shumetnike dhe njerëzit kanë mësuar të jetojnë së bashku. Dhe, sërish, është shqetësim i ligjshëm që nëse filloni të ndryshoni kufijtë në një hapësirë, do të ketë kërkesa në të tjerat dhe kjo mund të jetë shumë destabilizuese për rajonin, gjë që Rusia me gjasë do ta mbështeste, sepse qëllimi i vetëm i saj është destabilizimi sepse nuk ofron asgjë sa i përket qëndrueshmërisë apo zhvillimit ekonomik.