I dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohet nga Policia

Prishtinë | 11 Mar 2025 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje ka arrestuar një të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

“Rreth orës 14:00, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit, A. C, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt  shkurt dhe mars të këtij viti”, njofton Policia.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e  prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes.

Të ngjashme