Publikohet audi-incizimi i këshilltarit të Albin Kurtit i dyshuar për ryshfet

Prishtinë | 12 Jan 2023 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Është nxjerrur një Audio-inçizim ku dyshohet se një zv.ministër i Kurtit u përfshi në ryshfet.

Edhe Policia tashmë po merret me rastin. Dyshimet çojnë në përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh. Veliji përpos zv.ministër, për një kohë ishte edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

Nga biografia e tij në faqen zyrtare të ministrisë përkatëse, ka parë se zotëri Aliji ishte eshte këshilltar i Kurtit në periudhën 2020-2021.

‘’Në vitin 2014 ai u emërua si këshilltar në Kuvendin e Republikës së Kosovës deri në 2018, dhe në vitin 2020-21 si këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe tash është zv.Minister në Ministrin e Zhvillimit Rajonal.’’.

Biografia e plotë:

Almir Veliji ka lindur më 16 gusht 1990 në Prizren. Ai ka përfunduar arsimin fillor në shkollën fillore Mushnikova ne Mushnikovë dhe arsimin e mesëm pranë shkollës së mesme Luciano Motroni. Në vitin 2010 ai filloi studimet e tij universitare në Departamentin e Shkencave Politike  të Universitetit të Prishtines ku dhe ka diplomuar në vitin 2014, është në përfundim te studimeve master studimet e sigurise.

Në vitin 2014 ai u emërua si këshilltar në Kuvendin e Republikës së Kosovës deri në 2018, dhe në vitin 2020-21 si këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe tash është zv.Minister në Ministrin e Zhvillimit Rajonal.Në vitin 2020 ai u zgjodh anëtar i partis dhe Nënkryetari  të Partisë Bashkimsocial Demokrat (BSD) – dega në Prizren.

Ka kontribu  në shumë fushat për të rinje, ka përfunduar disa seminare me suksese me NDI (National Democratic Institute).

Ai ka iniciuar shumë aktivitete dhe projekte humanitare për njerëzit në nevojë.

Gjuha e tij amtare është Boshnjakishtja . Ai poashtu flet shqip, serbisht dhe anglisht.

Të ngjashme