I futen në oborr për ta kërcënuar, policia gjen gëzhoja të armës

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Një person ka informuar Policinë e Kosovës se disa persona kanë hyrë dhe e kanë kërcënuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:00 në Drenas.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti është iniciuar si ‘Kanosje’.

Rastit është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme