Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar nga fshati Barilevë-Prishtinë, tek i cili është gjetur një arsenal i madh armësh.
Sipas raportit ditor të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiksuar dy karikatorë të armës AK-47, tre karikatorë të armës “Skorpion” dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62mm.
Sipas Policisë, me vendimtë prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.