Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i vdekjes së futbollistit Fatjon Bunjaku.
Futbollisti vdiq pas një aksidenti fatal në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, në orët e para të së dielës.
Ndërsa gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Bunjakut, i cili u varros në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë.
Në pamjet e siguruara nga VushtrriaOnline, shihet një numër i madh i qytetarëve që morën pjesë në varrimin e tij, përfshirë dhe yje të Përfaqësueses së Kosovës.
Bunjaku, së fundi luajti në kampionatin shqiptar te skuadra e AF Elbasanit.