Me nderime të larta shtetërore, i është dhënë lamtumira e fundit ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri.
I pari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në mbledhjen komemorative në nderim të jetës dhe veprimtarisë së komandant Imerit, tha se Imeri do mbetet emblema e Vushtrrisë dhe shembulli i burrështetasit të guximshëm.
Pas mbledhjeve komemorative, Imeri i cili njëherësh ishte edhe biznesmen i njohur u varros në fshatin e tij, Dumnicë e Vushtrrisë, i përcjellë nga qindra qytetarë e figura të ndryshme publike.