I kërkuan para kinse për t’ia rregulluar dokumentet për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, sot në Fushë Kosovë ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të mashtrimit.

Rasti është raportuar dje në polici pasi nga personat e dyshuar, ankuesit i janë kërkuar për të dytën herë një shumë parash.

Gjithçka ka filluar pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit).

“Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm (identitetin dhe vendbanimin), kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit. Kanë qenë veprimet e shpejta hetimore e operative të hetuesve policor, ato që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: ·E.B, 30 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.L, 48 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme