Të enjten janë arrestuar katër persona të komunitetit Rom në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë, pasi që dyshohet se të njëjtit në natën e Vitit të Ri, kanë vjedhur një veturë.
Policia ka bërë të ditur se vetura është gjetur dhe i është kthyer pronarit.
Pas marrjes në pyetje nga Policia, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.