Kepa Arrizabalaga mbetet te Chelsea, edhe pse zgjedhe e parë e trajnerit Thomas Tuchel është francezi Edouard Mendy. Spanjolli nuk gjeti një destinacion të përshtatshëm për ambiciet e tij sportive dhe ekonomike.
Por fakti që nuk do të jetë zgjedhje e parë nuk e shqetëson aspak. Madje, në ditën e fundit të merkatos, kur të gjithë prisnin të mësonin se cila mund të ishte skuadra e tij më e re, portieri më i shtrenjtë i historisë dha një lajm të gëzueshëm: fejesën më të dashurën e tij, Andrea Martinez.
Martinez, 30 vjeçe, fitoi “Miss Universe Spain” në 2020 përpara se të konkurronte në “Miss Universe”, në Las Vegas.
Ajo është gjithashtu një ish-basketbolliste e shquar, i cili u zgjodh për ekipin spanjoll U-15 në vitin 2006.
Kepa e ndau lajmin e fejesës së tyre me një postim në Instagram mbrëmjen e së enjtes, me mbishkrimin: “AJO THA PO”.
Ishin të shumtë emrat e futbollit që e uruan Kepan për fejesën me bukuroshen spanjolle.