I merrni gjërat shumë personale? Ja si t’ia dilni në këto raste

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Ka plot persona që çdo gjë që u thonë të tjerët, edhe ato që mund të mos kenë lidhje me ta, i marrin si personale. Kjo gjë është normalisht mjaft e gabuar, pasi përfundon duke u mërzitur edhe për gjëra të kota. Por në këtë artikull ne dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje disa këshilla se si t’ia dilni mbanë në raste tëtilla dhe të mos prekeni nga fjalët e të tjerëve.

1. Kuptoni se vrazhdësia e të tjerëve reflekton problemet e tyre. Nuk ka lidhje gjithmonë me ju.
Nëse e mendoni gjithçka si personale, sikurse e shprehëm edhe më sipër, do të lëndoheni shumë nga fjalët e të tjerëve. Jo gjithmonë fjalët e tyre janë reagim ndaj jush, ndonjëherë janë pasqyrim i gjendjes së tyre në ato momente. Mund të ndihen të stresuar dhe jua nxjerrin juve inatin. Ndaj tregohuni më pak të ashpër me veten, mos filloni të mendoni se problemi jeni vetëm ju.

2. Pyesni veten nëse ka diçka të vërtetë tek komentet apo kritikat që të kanë thënë.
Sigurisht që duhet të mendoheni nëse ato çfarë ju janë thënë, janë të vërteta apo jo. Por këtë gjë nuk duhet ta bëni për të lënduar veten tuaj nëse mendoni se kritikat janë të vërteta, përkundrazi. Duhet t’i përdorni ato për të mësuar më tepër e për të ndryshuar për mirë, pa e stresuar shumë veten tuaj.

3. Kuptoni se nuk mund t’i kënaqni të gjithë.
Është e pamundur t’i kesh marrëdhëniet të mira me të gjithë. Do të ketë gjithmonë persona të pakënaqur nga sjellja juaj dhe duhet të kuptoni se kjo është diçka normale. Nuk ka pse të mërziteni, apo t’i merrni për personale fjalët e tyre. Nëse keni kuptuar se nuk ju kanë qejf, lërini të flasin çfarë të duan. E rëndësishme është që ju të mos gaboni duke u kushtuar rëndësi më tepër nga sa e meritojnë.

4. Vetëvlerësimi juaj varet nga ju dhe jo nga opinion i të tjerëve për ju.
Sido të mendojnë të tjerët, edhe nëse kritikat e tyre i mendoni se mund të jenë të vërteta, sërish ajo që ka rëndësi është çfarë mendoni ju për veten tuaj. Të tjerët mund të mendojnë çfarë të duan, ama në fund tëditës do të mbeteni ju që do të vendosni për veten tuaj. Problemet tuaja do t’i menaxhoni ju, ndaj duhet t’i kushtoni rëndësi vetëvlerësimit që ju keni për veten tuaj, jo asaj çfarë të tjerët mendojnë për ju.

5. Nuk ju përcaktojnë gabimet apo kritikat e të tjerëve.
Pavarësisht se mund të prekeni pamasë për diçka që mund t’ju thonë, sërish në fund të ditës jeni ju që do të jetoni me veten tuaj. Juve nuk ju përcakton një kritikë, sado e vërtetë të jetë. Jeni shumë më tepër se sa opinioni i dikujt për ju, pasi askush nuk ka bërë rrugëtimin që ju keni bërë në jetë. Askush nuk ka përballuar sfidat që ju keni përballuar. Ndaj, çdo kritike jepini vendin  e duhur dhe mjaft u mërzitët.

Të ngjashme