I mituri në Klinë ushtron dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij, intervenon Policia

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Një konflikt familjar ka ndodhur dje në në fshatin Siqevë të Klinës, ku një person i mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

Sipas të dhënave njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të miturin, i cili është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas sinjalit Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngjashme