Një i mitur është therur dje me thikë në qytetin e Mitrovicës. Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Mitrovicë, më pas është transferuar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Jugu 16.10.2024-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Mitrovicë, më pas është transferuar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.