Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar, therur me thikë një bashkëmoshatar, raporton Ekonomia Online.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar – therur me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Po ashtu njoftohet se i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.