Një i mitur ka goditur me thikë një person tjetër, në Pejë.
Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në rrugën “Esat Mekuli”, në Pejë.
Siç bëhet e ditur në raport, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është stabile.
“I dyshuari i mitur mashkull kosovar ka goditur me thikë viktimën e mitur mashkull kosovar, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është stabile”, thuhet në raport.
Ndër të tjera në raport thuhet se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet motivi i incidentit.