Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit L.H për fajde.
I dëmtuari N. E. Nga ai kishte marrë para në shumë prej 3500 euro me kamatë mujore prej 12% dhe është detyruar të paguajë kamatën në shumë prej 420 euro çdo muaj e që në total kishte paguar shumën prej 14 mije euro në emër të fajdesë, njofton Klan Kosova.
I dyshuari për fajde është arrestuar dje në flagrancë nga policia.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 19 dhjetor 2019 dhe do të zgjasë deri më 19 janar 2020.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gezim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale./