Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, gjatë kohës kur ishte duke bërë homazhe.
Ai kishte ndërruar jetë në QKUK.
“Viktima mashkull K/Shqiptar deri sa ka qenë duke bërë homazhe, i njëjti kishte pasur probleme shëndetësore. Ekipi mjekësor e kishte dërguar viktimën në QKUK-së, ku dhe viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.