I preku të pasmet gazetares në transmetim të drejtpërdrejtë, arrestohet burri spanjoll (Video)

Prishtinë | 14 Sht 2023 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Policia spanjolle ka arrestuar një burrë të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një gazetareje që po raportonte drejtpërdrejt.

Ditën e martë, Isa Balado po raportonte një vjedhje kur ai iu afrua dhe i preku të pasmet, diçka që e mohoi kur gazetarja u përball me të.

Balado u përpoq të vazhdonte, por u ndërpre nga moderatori i programit, Nacho Abad. “Isa, më fal që po të ndërpres…por a të preku të pasmet?”

Gazetarja pohoi dhe Abad i kërkoi ta filmonte “idiotin”, i cili qëndronte duke qeshur përkrah saj. “Pavarësisht se sa do që të dish nga cili kanal jemi, duhet patjetër të më prekësh të pasmet? Po bëj një transmetim të drejtpërdrejtë dhe po punoj”, i tha Balado.

Burri mohoi ta kishte prekur dhe teksa u largua, u përpoq ta guduliste gazetaren në kokë.

Më pas, me një njoftim në X/Twitter policia deklaroi se ishte arrestuar një burrë për ngacmimin ndaj një gazetareje gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Mediaset Espana publikoi një deklaratë në mbështetje të Balado pas “situatës së patolerueshme” që ajo përjetoi dhe u shpreh se “refuzon kategorikisht çdo formë ngacmimi apo agresioni”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme