I prekuri me Covid 19 nga Vitia kërkon të lirohet nga spitali: S’kam asgjë, s’mund të rri i mbyllun

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Një nga të prekurit me coronavirus nga familja në Viti ka folur përmes një lidhjeje direkte në televizionin publik.

I prekuri me virusin covid-19 thotë se ai dhe gruaja e tij janë mirë, ndonëse edhe ajo ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Banori i Vitisë thotë se vetëm babai i tij 77-vjeçar, i cili ishte rasti i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë, është më keq me shëndet, ndërsa ai dhe gruaja e tij janë mirë dhe se kërkon të lirohet menjëherë nga karantina në infektivë.

“Babën e kam ma ligësht, por këtu veç po na maltretojnë. Hiç asgjë s’kam, unë kam fjetur në kerr, kam shkua, kam ardhur pastaj. Qe një javë këtu. Babai ka qenë në itali, kur ka ardhur nuk është ndier mirë… Unë e kam qëllimin me më lëshua sepse unë kam fëmijë, kam pula, i kam të gjithë. Nuk mund të rri këtu në Prishtinë i mbyllur”, ka thënë ai, transmeton RTK’në.

Ndryshe, Vitia është qyteti që ka më së shumti të prekur nga virusi covid-19. Pas 77-vjeçarit që erdh nga Italia, rezultuan pozitiv edhe djali dhe reja e tij. Më pas Instituti Kombëtar i I Shëndetit Publik njoftoi se edhe katër raste të tjera që dolën pozitive ishin nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të 77-vjeçarit që u diagnostikua të premten më 13 mars

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme