I rrahu fëmijët dhe gruan, arrestohet një person në Istog

Prishtinë | 01 Maj 2023 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Istog, pasi dyshohet se ka rrahur gruan dhe fëmijët.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme